Emery: Guendouzi ka një potencial të madh

Futboll

Emery: Guendouzi ka një potencial të madh

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:08
Emery: Guendouzi ka një potencial të madh

Arsenali pretendon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri në Premier League. Mediat britanike raportojnë se Arsenali ka kompletuar blerjen e mesfushorit të Lorientit nga Franca, Matteo Guendouzi. Futbollisti raportohet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. “Jemi të gëzuar për faktin se Matteo do të bashkohet me ne. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe kërkohej nga shumë klube. Ka një potencial të madh dhe ka fituar eksperiencë sezonin e kaluar te Lorient. Do të jetë një element shumë i rëndësishëm për ekipin tonë të parë”, ka thënë Unai Emery, trajner i Arsenalit. Guendouzi është përforcimi i pestë pas marrjes së Lichtsteinerit, Lenos, Sokratisit dhe Torreiras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat