Shqiptarët e Shkupit në Skoci, kundër Glasgow Rangersit

Futboll

Shqiptarët e Shkupit në Skoci, kundër Glasgow Rangersit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:01
Shqiptarët e Shkupit në Skoci, kundër Glasgow Rangersit

Futbollistët e FC Shkupit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë drejt Skocisë për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Evropës, ku do kenë përballë ekipin e Glasgow Rangersit.

Ekspedita “bardhekaltër” së bashku me pronarin Shefshet Demiri, është nisur nga aeroporti i Shkupit, që fillimisht të arrijë në Stamboll,  ndërsa sot mbërrijnë në Skoci.

Është paraparë që stërvitjen e parë në stadiumin “Ibrox” të Rangersit, të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani ta kenë në orën 18:45 minuta, ndërsa konferenca për shtyp do të jetë në ora 20:30 minuta.

Ndeshja Glasgow Rangers – Shkupi zhvillohet të enjten në stadiumin “Ibrox” duke nisur nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat