Kurtua e humbet toruan pas ndeshjes: Franca nuk luajti futboll të pastër. Po arbitrin, ku e kishin gjetur?

Futboll

Kurtua e humbet toruan pas ndeshjes: Franca nuk luajti futboll të pastër. Po arbitrin, ku e kishin gjetur?

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 08:08
Kortua

Belgjika është eliminuar në gjysmëfinalen e Botërorit të Rusisë, duke u mundur nga Franca me rezultatin 0-1. Një humbje që ndoshta nuk meritohej nga belgët, që treguan edhe njëherë një futboll tërheqës për sportdashësit, por kjo nuk mjafton, ndonjëherë duhet të luash “shëmtuar” dhe të jesh më produktiv.

Këtë gjë e bëri Franca në gjysmëfinalen e djeshme, të paktën sipas mendimi të Kortuas. Portieri belg e ka humbur totalisht toruan në fundin e ndeshjes dhe është hedhur në sulm ndaj të gjithëve. Fillimisht ai ka thënë se francezët nuk luajtën një futboll të pastër dhe nuk janë ekipi më i mirë, por thjeshtë kanë mbrojtjen më të fortë duke u ndihmuar edhe nga skema që praktikojnë.

Ndërsa sa i përket gjyqtarit, Kortua shprehet se ende nuk ka dijeni se ku është gjendur një njeri i tillë për të arbitruar Belgjikë-Francë.

“Ne luajtëm kundër një skuadre që nuk luajti futboll. Sulmuesi i tyre ishte 30 metra larg portës, gjë të cilën nuk e kam provuar akoma te Çelsi. Ata e dinin se ne kishim probleme kundër ekipeve që përdornin një taktikë të ngjashme.

Sa i përket arbitrit, unë nuk e di se ku e kishin gjetur atë për të arbitruar një gjysmëfinale të Botërorit. Ndaj Eden Hazard kishte një faull të pastër në afërsi të zonës kundërshtare dhe ai nuk e pa, por gaboi dhe në disa raste të tjera. Kundërshtari nuk është se bën gabim që luan në atë mënyrë, por është për të ardhur keq.

Duke fituar ndaj Anglisë, ne pranuam të luanim ndaj ekipeve më të forta. Franca nuk ishte ekipi më i fortë, por me mbrojtjen më të mirë”, ka thënë Kortua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat