Ronaldo ‘largon’ yllin e madh nga Juventus

Futboll

Ronaldo ‘largon’ yllin e madh nga Juventus

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 07:20
Cristiano Ronaldo

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus, do të ketë pasoja te skuadra nga Torino.

Përkundër gëzimit të madh për blerjen e tij nga Real Madrid, tifozët e “Bianconerëve” janë nën ethe për të mësuar se kush do të nxirret në shitje, për të përmirësuar bilancin financiar pas një investimi të madh për angazhimin e Ronaldos.

“Premium Sport” raporton se Gonzalo Higuain do të nxirret në shitje, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Higuain spekulohet se mund të transferohet në Chelsea, nëse Maurizio Sarri emërohet menaxher i ri i “Blues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat