Juventusi synon transferimin e Mustafit

Futboll

Juventusi synon transferimin e Mustafit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 00:49
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është prioritet i kampionit italian, Juventusit.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të rifreskojë ekipin edhe pse fitoi titullin për herë të shtatë me radhë dhe Juve është afër transferimit të Cristiano Ronaldos.

Prioritet i klubit italian mbetet pozita e qendërmbrojtësit dhe sipas Corriere dello Sport, Mustafi prin në listën e transferimeve.

Juventusi ka kërkuar qendërmbrojtësin Diego Godin nga Atletico Madridi, por italianët kanë filluar planet për një mbrojtës tjetër nëse dështon transferimi i uruguaianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat