Zyrtare: Mahrez është i Manchester Cityt

Futboll

Zyrtare: Mahrez është i Manchester Cityt

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 22:44
Riyad Mahrez

Manchester City ka kompletuar transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicesteri.

Futbollisti 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare, ku do të bartë fanellën numër 26.

Mesfushori i Algjerisë fitoi titullin e Premierligës me Leicester Cityn në vitin 2016.

“Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar Cityt, një ekip që luan futboll të mrekullueshëm nën drejtimin e Pep Guardiolas”, tha Mahrez.

“Klubi është duke redefinuar lojën angleze dhe dua të jem pjesë e saj. Mendoj se mund të jemi të suksesshëm gjatë viteve të ardhshme dhe besoj se loja ime mund të zhhvillohet nën menaxhimin e Pep”, shtoi Mahrez.

Në dy sezonet e fundit me Leicesterin, Mahrez shënoi 23 gola, derisa në total ai ka realizuar 48 herë në 179 paraqitje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat