Ibraimi me Shkëndijën e bënë tokë skuadrën nga Uellsi

Futboll

Ibraimi me Shkëndijën e bënë tokë skuadrën nga Uellsi

Nga: K. Goca Më: 10 korrik 2018 Në ora: 22:11
Festimi i golit

Shkëndija nga Tetova pothuajse është e kualifikuar në rrethin e dytë të Champions League. Shkëndija e bëri tokë me lojë e rezultat 5:0 skuadrën nga Uellsi, TNS, në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua në stadiumin "Philip II" më Shkup.

Sulmuesi Besart Ibraimi ka qenë për notë dhjetëshe, i cili realizoi katër gola, duke e demoluar rivalin. Krahas tij me lojë të mirë u dalluan edhe futbollistët tjerë, që nga mbrojtja, mesfusha dhe sulmi që ishtte shumë energjikë. Në minutën e 14-të, Izair Emini e hapi serinë e golavr, për të vazhduar Ibraimi i cili shënoi katër herë (38', 53', 60', 66'). Shkëndija shënoi fitiore të thellë dhe me komoditet e pret takimin e kthimit në Uells.

Shkëndija-TNS       5:0

Stadiumi "Filip II", Shkup.

Shënues: Emini (14'), Ibraimi (38', 53', 60', 66').

Kartonat e verdhë: Junior - Routledge.

Shkëndija: Zahov, Bejtullai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Taipi (Zejnullai 81'), Radeski, Emini (Selmani 83'), Junior, Ibraimi (Shefiti 75').

TNS: Harrison, Spender (Leëis 73'), Hudson, Cabango, Marriott, Ebbe (Byrne 65'), Holland, Brobbel, Routledge, Redmond (Edëards 68'), Mullan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat