Champions, Kukësi “i frikësohet” Vallettas. Kualifikimi, në Maltë

Futboll

Champions, Kukësi “i frikësohet” Vallettas. Kualifikimi, në Maltë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 21:53
Peter Pacult

Skuadra e vetme që përfaqëson Shqipërinë në Champions League, Kukësi do të impenjohet këtë të mërkurë në një ndeshje të vështirë ndaj Vallettas së Maltës. Formacioni maltez, me një histori të pasur në kupat europiane, imponon frikë te lojtarët shqiptarë dhe trajneri Peter Pacult.

“E dimë që nuk jemi në 100% të formës, pasi faza përgatitore zgjati dhe ekipi ka pak kohë që njihet. Por jemi gati për ndeshjen kundër Vallettas. Jemi përballë një kundërshtari që imponon respekt, pasi ka 18 vitet e fundit në Europë, por do të jemi në maksimum të mërkurën për një rezultat pozitiv. Kualifikimi do të vendoset në Maltë. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë Kukësi favorit përballë Vallettas, duke menduar historinë e dy klubeve”, tha Peter Pacult, trajner i Kukësit.

Kukësi do të ndeshet të mërkurën me Vallettën, në sfidën e vlefshme për fazën e parë të Ligës së Kampionëve, takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 19:00. Sfida e parë, nga dy të tilla me ishullorët, do të gjykohet nga arbitri islandez Thordur Hajltali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat