Drita nuk i rezistoi Malmos

Futboll

Drita nuk i rezistoi Malmos

Nga: K. Goca Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:59
Drita - Malmo

(E plotësuar) -  Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk i rezistoi kampionit të Suedisë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë të eliminatorëve të Champions League. Drita me gjithë humbjen e thellë bëri lojë të mirë dhe përvoja ishte në anën e 20 herë kampionit të Sueëdisë. Nuk duhet harruar faktin se Malmo ka qenë dy herë në fazën e grupeve të Champions League si në edicionin 2014-15 e 2015-16 dhe kjo dëshmoi më së miri se çfarë cilësie ka kjo skuadër. Në minutën e 13-të, suedezët kaluan në epërsi me golin e Strandberg, ndërsa gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39') Traustason thelloi epërsinë (0:2).  Skuadra suedeze nuk u tregua e mëshirshme ndaj debutuesit në garat evropiane, duke thelluar fitoren në 0:3, kur shënoi Rosenberg në minutën e 82-të. 
Malmo ka epërsi shumë të madhe për takimin e kthimit që luhet pas një jave në Malmo, kurse për Dritën pothuajse nuk ka fare shpresa për kualifikim. 

Drita-Malmo    0:3
Stadiumi "Adem Jashari", Mitrovicë.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: B. Marhefka (Sllovakia). 
Shënues: Strandberg (13'), Traustason (39'), Rosenberg (82').
Kartonat e verdhë: B. Shabani - Safari.
Drita: Rexhepi, Kuka, Limani, Leci (Haliti 83'), Shala, Musaj (Kryeziu 76'), B. Shabani, Krasniqi, Xh. 
Shabani, Haxhimusa (Livoreka 54'), Neziraj.
Malmo: Dahlin, Larsson, Nielsen, Bengtsson, Safari (Brorsson 64'), Traustason, Lewicki, Bachirou, Rieks, Rosenberg (Bonke 84'), Strandberg (Jeremejeff 61').

Drita nuk i rezistoi Malmos

NGA: K.GOCA MË: 10 KORRIK 2018 NË ORA: 22:33
Drita nuk i rezistoi Malmos

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, nuk i rezistoi kampionit të Suedisë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në ndeshjen e parë të eliminatorëve të Champions League. Drita me gjithë humbjen e thellë bëri lojë të mirë dhe përvoja ishte në anën e 20 herë kampionit të Sueëdisë. Nuk duhet harruar faktin se Malmo ka qenë dy herë në fazën e grupeve të Champions League si në edicionin 2014-15 e 2015-16 dhe kjo dëshmoi më së miri se çfarë cilësie ka kjo skuadër. Në minutën e 13-të, suedezët kaluan në epërsi me golin e Strandberg, ndërsa gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39') Traustason thelloi epërsinë (0:2).  Skuadra suedeze nuk u tregua e mëshirshme ndaj debutuesit në garat evropiane, duke thelluar fitoren në 0:3, kur shënoi Rosenberg në minutën e 82-të. 
Malmo ka epërsi shumë të madhe për takimin e kthimit që luhet pas një jave në Malmo, kurse për Dritën pothuajse nuk ka fare shpresa për kualifikim. 

Drita-Malmo    0:3
Stadiumi "Adem Jashari", Mitrovicë.
Shikues: 7.000.
Gjyqtar: B. Marhefka (Sllovakia). 
Shënues: Strandberg (13'), Traustason (39'), Rosenberg (82').
Kartonat e verdhë: B. Shabani - Safari.
Drita: Rexhepi, Kuka, Limani, Leci (Haliti 83'), Shala, Musaj (Kryeziu 76'), B. Shabani, Krasniqi, Xh. 
Shabani, Haxhimusa (Livoreka 54'), Neziraj.
Malmo: Dahlin, Larsson, Nielsen, Bengtsson, Safari (Brorsson 64'), Traustason, Lewicki, Bachirou, Rieks, Rosenberg (Bonke 84'), Strandberg (Jeremejeff 61').

 

Drita dhe Malmo janë duke zhvilluar ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët janë duke udhëhequr me rezultat 0 me 3.

Golin e tretë për suedezët e shënoi Rosenberg.

Tanime fituesi dihet pasi që kanë mbetur vetëm edhe 10 minuta deri në përfundim të ndeshjes.

Image

Kampioni i Kosovës Drita është duke u përballur me kampionin suedez Malmon në rrugën e saj për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja është duke u zhvilluar në qytetin e Mitrovcës, ku stadium është i mbushur nga Intelektualët të cilët kanë udhëtuar për të mbështetur ekipin e zemrës.

Rezultati I pjesës së parë është 0:2 në të mirë të mysafirëve, të cilët arritën të shënonin dy herë njëherë në minutën e 13-të me anë të Strandberg dhe në minutën e 39 ku shënoi Traustason.

Mbetet të shihet reagimi i Gjilanasve në pjesën e dytë, por duket mjaftë e vështirjë ndaj një kundërshtari si Malmo.

Ndeshja Drita – Malmo, shënohet edhe goli i dytë 

Malmo ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Dritës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Realizues i golit ishte Traustason në minutën e 39.

Shënohet goli i parë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Malom ka shënuar golin e parë në minuten e 13

Ndeshja Drita – Malmo fillon me një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Ndeshja mes klubeve të futbollit Drita-Malmo e cila është mbajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka filluar me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrit.

Me anë të një baneri të vendosur në afërsi të tribunave tifozët kanë shkruar “Kurrë mos harroni Fadil Vokrrin”.

Ish-Kryetari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri, vdiq më 9 korrik të muajit të kaluar pas një problemi shëndetësor.

Ai u varros me nderime të larta shtetërore.  

Image


Formacionet zyrtare Drita - Malmo

Drita do të luaj ndeshjen historike ndaj Malmos sonte me fillim nga ora 20:45.

Pas suksesit te cilin Drita e arriti disa ditë më parë, tash ata synojnë të kalojnë edhe kundërshtarin e radhës Malmon nga Suedia.

Të dy trajnerët tashme kanë publikuar formacionet zyrtare:

Formacioni startues i Dritës: Rexhepi, Limani, Krasniqi, Xh. Shabani, Leci, Musaj, Haxhimusa, Shala, B.Shabani, Kuka, Neziraj.

Formacioni startues i Malmos: Dahlin, Larsson, Safari, Rieks, Leëicki, Bachirou, Traustason, Rosenberg, Strandberg, Bengtsson, L. Nielsen.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në Malmo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat