Zyrtare: Torres transferohet te Sagan Tosu

Futboll

Zyrtare: Torres transferohet te Sagan Tosu

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:32
Fernando Torres

Sulmuesi spanjoll ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Japoni.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Katarit dhe Kinës, tani futbollistët po zgjedhin të luajnë në fund të karrierës së tyre edhe në kampionati japonez. 

Pas Lukas Podolskit dhe Andres Iniestas një tjetër kampion bote ka vendosur të transferohet në Japoni. 

Fernando Torres është transferuar zyrtarisht në kampionatin japonez pasi ka nënshkruar për skuadrën e Sagan Tosu që me spanjollin synon t’i largohet fundit të klasifikimit në J League. 

Më shumë sesa paratë është kultura japoneze ajo që bind futbollistët e mëdhenj të zgjedhin transferimin në këtë vend. Pasi fitoi gjithçka në nivel klubesh dhe kombëtaresh, Fernando Torres la Atletico Madridin dhe tashmë në moshën 34-vjeçare do të provojë të lerë shenjë në kampionatin japonez. Sagan Tosu e ka prezantuar El Ninon me fanellën me numër 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat