Gavazaj flet për të ardhmen

Futboll

Gavazaj flet për të ardhmen

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:45
Gavazaj flet për të ardhmen

Enis Gavazaj ka dalë para mediave pak minuta më parë në atë që mund të cilësohet si konferenca e “lamtumirës” nga Skënderbeu. Akhamt Grozni në Rusi, Sharlëua dhe Ostende në Belgjikë, Shturm Grac dhe Rapid i Vjenës në Austri dhe Hajduk Split në Kroaci duan shërbimet e mesfushorit prizrenas.

“Ka oferta nga klube të ndryshme nga Belgjika nga Kroacia, Austria dhe Rusia, që janë në tratativa me klubin e Skënderbeut për të marrë shërbimet e mia. Ku të jetë varianti më i përshtatshmëm atje do të shkoj. Për mua është më e rëndësishme që të shkoj në një ekip që të më japë mundësinë të luaj dhe të kem vijimësi siç e kisha në Korçë. Kjo ka më shumë rëndësi jo kampionati apo klubi ku do të shkoj”, – është shprehur Gavazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat