Drita në sprovë, ndeshet me 20 herë kampionin e Suedisë!

Futboll

Drita në sprovë, ndeshet me 20 herë kampionin e Suedisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2018 Në ora: 19:17
Drita në sprovë, ndeshet me 20 herë kampionin e Suedisë!

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është përgatitur maksimalisht për sprovën e madhe, kundër 20 herë kampionit të Suedisë, Malmo. Për Dritën, siç thuhet shpesh herë në zhargonin sportiv: të jesh apo të mos jesh përball Malmos së jashtëzakonshme, e cila në vitin 2014-15 dhe në 2015-16 ka qenë pjesë e fazës së grupeve në Champions League. Malmo është skuadër jashtëzakonisht e fortë dhe hiqet favoritë i madh kundër Dritës, kampion i ri i Kosovës.

Nga tabori gjilanas mësohet se janë shitur një numër i madh i biletave për këtë sfidë të madhe që luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Është ndeshja e parë për Dritën në eliminatoret e Champions League në futboll, e cila synon historinë. Ajo para se të arrij në eliminatoren e rrethit të parë, ka mënjanuar me rezultat 2:0 (0:0 në kohë të rregullt) pas 120 minutave Santa Coloma nga Andorra, si dhe në finalen e parakualifikimeve mundi pas 120 minutave me 4:1 (1:1 në kohë të rregullt) Lincoln nga Gjibraltari.

I madh dhe i vogël me kureshtje presin ta shohin këtë sfidë, Drita-Malmo. Skuadra e mirënjohur suedeze ka arritur në Kosovë dhe me të vetmin synim: fitore. Drita ka bërë të gjitha përgatitjet dhe zotohet për një lojë të mirë mbi të gjitha që t’i kënaqë tifozët e saj të zjarrtë ‘Intelektualët’ në përgjithësi popullin e Kosovës.  Kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi, tha se është një ndeshje shumë e vështirë. “E dimë rëndësinë e ndeshjes, e dini se sa vite është dashur të kemi ndeshje historike. Pas dy ndeshjeve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat