UEFA përcakton gjyqtarët për ndeshjen Kukësi-Valeta

Futboll

UEFA përcakton gjyqtarët për ndeshjen Kukësi-Valeta

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:02
UEFA përcakton gjyqtarët për ndeshjen Kukësi-Valeta

Kukësi do të ndeshet të mërkurë me Valetën, në sfidën e vlefshme për fazën e parë të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

UEFA ka publikuar ditën e sotme edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kjo përballje i është besuar një katërshe nga Islanda me kryesor 40-vjeçarin Thordur Hajltali, i cili në total ka drejtuar 7 ndeshje kualifikuese në Ligën e Europës. Ndihmës së tij do të jenë Gunarson dhe Gudmundson. Ndërsa gjyqtar i katër do të jetë Arnason.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtari kryesor Hjaltalin, do të jetë në Shqipëri, pasi më herë, në vitin 2016, ka qenë arbitër i katër në ndeshjen e Ligës së Europës, Kukësi-Austria e Vjenës, e zhvilluar në “Elbasan Arena” që përfundoi me rezultatin 1-4.

KUKËSI – VALETA, e mërkurë, ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Gjyqtarë: Thorodur Hjaltalín, Frosti Vidar Gunarson, Odur Helgi Gudmundson, Thorvaldur Arnason (Islandë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat