Matthaus: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Futboll

Matthaus: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 14:22
Lothar Matthaus

Pas më shumë se një dekade dominim në futbollin botëror, Lothar Matthaus beson se ka përfunduar epoka e Messit dhe Ronaldos.

Legjenda e Gjermanisë shpreson që këtë vit “Topi i Artë” të shkojë për talentin francez, Kylian Mbappe.

“Nëse Franca e fiton ose jo Kupën e Botës nuk ka dyshime që Mbappe duhet ta fitojë “Topin e Artë” pasi ka bërë më shumë se Messi dhe Ronaldo”, tha fillimisht ai.

Nga ana tjetër, rekordmeni i Gjermanisë, e konsideron Neymarin e Brazilit me fare pak shanse për këtë trofe individual.

“Eliminimi i tij që në çerekfinale të Kupës së Botës dhe, mbi të gjitha, simulimet e tij në veprim, nuk ishin të favorshme”. Ai, as që mund ta imagjinojë brazilianin si një futbollist kalibri botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat