Zbulohet kontrata e Ronaldos te Juventusi, ja kur do të bëhet zyrtarizimi

Futboll

Zbulohet kontrata e Ronaldos te Juventusi, ja kur do të bëhet zyrtarizimi

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:51
Ronaldo

Florentino Perez po bën rezistencë por kalimi i Ronaldos te Juventusi është vetëm çështje ditësh.

Kështu shkruan uebsite i njohur italian “Calciomercato” që së fundmi ka zbuluar edhe kontratën e Juventusit që i ka vendosur mbi tavolinë CR7-ës.

100 milionë euro do të derdhen në arkat e Real Madridit (plus taksat), ndërsa Ronaldo do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë ndodhet me pushime në Greqi por me çështjen dhe kushtet e kontratës po merret agjenti i njohur Jorge Mendes.

Madje raportohet se “Zonja e Vjetër” do paguajë 20-25 milionë euro për agjentin Jorge Mendes që ka një rol kryesor në këtë transfertë të bujshme.

Sipas mediave përtej Adriatikut, menjëherë pas pushimeve Ronaldo do të prezantohet te klubi i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat