Scholes: Ndeshja ndaj tij më bindi të dal në pension

Futboll

Scholes: Ndeshja ndaj tij më bindi të dal në pension

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 06:13
Paul Scholes

Paul Scholes është padyshim një legjendë e Manchester United. Pas një jete të kaluar te Djajtë, ai doli në pension më 2013.

Duke folur në beIN SPORTS së fundmi, Scholes diskutoi tërheqjen e tij nga futbolli me Richard Keys, duke pranuar se vendimi për t’u tërhequr në fund të sezonit ishte i gabuar, dhe kjo për shkak të Gareth Bale.

“Është një gabim që bëra, nuk duhet të kisha vazhduar së luajturi deri në fund të sezonit. Mbaj mend që ishte ndeshja e tretë apo e katërt e sezonit.

“Luajta mirë, por mbaj mend Gareth Bale duke vrapuar dhe mendova ‘loja për mua ka mbaruar’.

“Ishte e tmerrshme, pasi isha shumë i ngadaltë për ta goditur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat