“Kjo është gjëja e parë që do të bëj, nëse bëhem pronar i Milan”

Futboll

“Kjo është gjëja e parë që do të bëj, nëse bëhem pronar i Milan”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 06:01
Milan

Biznesmeni i famshëm italo-amerikan Rocco Commiso nuk heq dorë nga blerja e Milanit dhe ka folur sërish në lidhje me mundësinë që ai të jetë presidenti i ardhshëm i skuadrës kuqezi. “Unë dua që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, por jemi ende larg marrëveshjes. Para pak kohësh ishim shumë pranë, kishim edhe një para-kontratë, por gjërat shpesh ngecin. Por jam i bindur se mund të arrijmë një marrëveshje edhe pse jo çdo gjë është nën kontrollin tim. Duhet të je mi kujdesshëm në çdo gjë që them dhe në çdo lëvizje që bëj, pasi kjo është edhe një çështje private”, tha Commiso për “Gazzetta Dello Sport”.

Commiso pranon se është ende në kërkim të rrugës së duhur për të shkuar te blerja e Milanit. “Nuk e dimë ende rrugën që kërkon të marrë z.Li dhe nuk e dimë se si do të mbyllen këto bisedime. Edhe vetë pronarët aktualë janë të paqartë dhe deri atëherë Milani do të jetë në duart e kinezëve, ndërkohë që ata po bisedojnë edhe me të tjerë”, tha Commiso, që nuk dëshiron të bëjë premtimë të kota. “Dua të bëj vetëm premtime që në fund i mbaj. Nëse do të bëhem pronar i Milanit, gjëja e parë ë do të bëj është të mësoj gjuhën italiane. Konfirmoj gjithashtu se Gattuso do të qëndrojë trajner i Milanit, pasi më pëlqen shumë si njeri dhe trajner”, tha Commiso

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat