Inter nis kontaktet me sulmuesin e Chelsea

Futboll

Inter nis kontaktet me sulmuesin e Chelsea

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 22:22
Inter

Alvaro Morata mund të largohet nga Anglia dhe Italia është destinacioni më i mundshëm për të.

Sipas asaj që bën të ditur “goal.com”, në gjurmët e sulmuesit të Chelsea është vënë edhe klubi i Inter, që ashtu si Milan, ka pasur një bisedë me menaxherin e futbollistit, në ditët e kaluara.

Pavarësisht nga nisja e bisedimeve ky skenar duket i vështirë për t’u realizuar, sidomos duke parë praninë e Mauro Icardi, sepse kapiteni duket se do të jetë qendërsulmuesi titullar i ekipit të Spalletti në sezonin e ardhshëm.

Morata do të ishte zëvendësuesi ideal i Icardi në rast largimi, por për momentin lamtumira e argjentinasit nuk ka gjasa të ndodhë.

Ndërkohë, argjentinasi Nico Gonzalez nuk do të shkojë te Inter pasi është një hap larg firmës me Stuttgart. Argentinos Juniors ka gjetur marrëveshjen me klubi gjerman për shitjen e futbollistit për 8.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat