Ky është shpëtimtari i Milanit

Futboll

Ky është shpëtimtari i Milanit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:05
Dimitrij Ribolovlev

Problemet financiare të Milanit duket se mund të marrin një zgjidhje të shpejtë.

Pasi fondi amerikan Eliot nuk mori garancinë financiare nga presidenti kinez Jonghonh Li, e ka nxjerrë përsëri në shitje Milanin.

Siç raportojnë nga Italia në orët e fundit, është manjati rus, Dimitrij Ribolovlev, që kërkon të blejë një pjesë të aksioneve të Milanit.

Ky i fundit, është i njohur në botën e futbollit, pasi është edhe pronar i klubit francez të Monakos.

Ribolovlev arriti ta merrte Monakon në një situatë shumë kritike dhe në vetëm pak kohë e ngriti klubin nga Principata në majat e futbollit francez dhe atij europian.

Miliarderi Ribolovlev ka qenë i lidhur edhe më parë me zërat për të blerë Milanin, në muajin mars, por me anë të një deklarate, klubi i Monakos mohoi gjithçka në lidhje me ato zëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat