Prishtina nesër niset për në Luksemburg

Futboll

Prishtina nesër niset për në Luksemburg

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:07
Pamje nga një ndeswhje

Nëpër kohën ideale që nuk mbahet mend në këtë periudhë të vitit, skuadra po përgatitet maksimalisht në fushën e 2 Korrikut. Sot nga ora 10 nëpër mot me shi dhe nën freskinë e tij, skuadra ka përfunduat seancën e parafundit stërvitore para nisjes në Luksemburg.

Nesër mbahet treningu i fundit nga ora 10:00, ndërsa diku rreth orës 14:15 nga Aeroporti i Sllatinës fluturon për në Shtutgart të Gjermanisë nga pastaj përreth 2 orë e gjysmë me autobus deri në Esch të Luksemburgut.

Ndryshe nga Gjibraltari, skuadra do të buaj dy net para ndeshjes dhe do të jetë maksimalisht e pushuese për ndeshjen e parë të raundit të parë të UEFA Evropa Ligës. Të enjten ekspedita kthehet në kryeqendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat