Arago flet për Prishtinën

Futboll

Arago flet për Prishtinën

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:05
Arago flet për Prishtinën

Prishtina përgatitet për sfidën e të mërkurës (18.00) në Luksemburg, kundër skuadrës Fola, në kuadër të rrethit eliminator të Europa League në futboll.  “Kemi arritur deri të një raund tjetër dhe për Prishtinën dhe për çdonjërin që jemi pjesë e Prishtinës është shumë e rëndësishme.

Pra, kemi arritur progres duke e kaluar një raund, por ne jemi të fokusuar që të përsërisim të njëjtën gjë ashtu siç bëmë edhe me skuadrën nga Gjibraltari. Jemi duke e marrë çdo ndeshje seriozisht të përqendruar duke mos ia lejuar vetës luksin të mendojmë se kjo apo ajo skuadër është ka diçka më shumë apo më pak cilësi apo gjëra të tilla, sepse ne besojmë në vetën tonë dhe përpara e kemi rastin e madh të vërtetojmë që nëpërmjet Prishtinës në Kosovë luhet futboll dhe që ka shumë rëndësi për popullin këtu.

Thjesht është shumë rast i mirë për ne që të luftojmë dhe të bindim që jorastësisht kemi kaluar një raund më parë dhe që meritojmë edhe më shumë se kaq”, tha futbollisti Jamal Arago për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat