Në Kosovë zbarkon 20 herë kampioni i Suedisë dhe finalisti i Kupës së Kampionëve në vitin 1979!

Futboll

Në Kosovë zbarkon 20 herë kampioni i Suedisë dhe finalisti i Kupës së Kampionëve në vitin 1979!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:21
Në Kosovë zbarkon 20 herë kampioni i Suedisë dhe finalisti i Kupës së Kampionëve në vitin 1979!

Të martën në mbrëmje (20.45), në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zbarkojë skuadra e mirënjohur suedeze Malmo, e cila do të sfidohet nga kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani.  Kush është Malmo? Kampion në fuqi i Suedisë dhe skuadër që mori pjesë edhe në garat e fazës së grupeve të Champions League në vitin 2014-15 dhe në atë të 2015-16.  Malmo është 20 herë kampionë në Suedisë: 1944, 1949, 1950, 1951, 1953, 1965, 1967, 1970, 1971, 1974, 1975, 1977, 1986, 1988, 2004, 2010, 2013, 2014, 2016, 2017 dhe 2018.

Malmo ka fituar 14 herë Kupën e Suedisë:  1944, 1946, 1947, 1951, 1953, 1967, 1973, 1974, 1975, 1978, 1980, 1984, 1986, 1989. Suksesin më të madh në histori të saj e ka arritur në vitin 1979, kur në finales e Kupës së Kampionëve (sot është Champions League) mposhtet me rezultat minimal 1:0 nga Notingem Forest i Anglisë. “Malmo FF arriti në Allsvenskan liga, divizioni i lartë suedez, në vitin 1931 dhe u bë kampion  i Suedisë për herë të parë në vitin 1944. Që nga viti 1931, Malmö FF ka luajtur vazhdimisht në Allsvenskan me përjashtim të tre sezoneve”, thuhet nga klubi.

Dy herë ka fituar Superkupën e Suedisë (2013, 2014). Malmö FF është themeluar në vitin 2010. Në vitin 1962  Bosse Larsson, është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm në historinë e Malmö FF, bën debutimin e tij, më moshën 18 vjeçare. Në vitin 1985 - Roy Hodgson emërohet si trajner dhe vazhdon të fitojë tituj të ligës me Malmö FF në pesë sezone të njëpasnjëshme, një rekord unik. Në vitin 2001 - Zlatan Ibrahimoviç lë Malmö FF për AFC Ajax.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat