Napoli i bën një ofertë yllit të PSG

Futboll

Napoli i bën një ofertë yllit të PSG

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 16:30
Angel Di Maria

Napoli thuhet të ketë bërë një ofertë fillestare për yllin e Paris Saint-Germain Angel Di Maria, duke i ofruar 5 mln euro në sezon.

Sipas Mediaset Premium, Carlo Ancelotti kërkon të ribashkohet me argjentinasin.

30-vjeçari ka një kontratë deri në qershor të 2019 dhe ka dalë nga një Botëror ku ka treguar një formë të mirë.

Një propozim nuk i është bërë akoma PSG, por termat personale me lojtarin janë gati: një kontratë trevjeçare e 5 mln euro në sezon.

Të drejtat e imazhit duhet të diskutohen, por disa burime të tjera raportojnë se Di Maria nuk është një objektiv serioz i Napolit.

Kështu që mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat