Kinezët ofrojnë shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon për Ronaldon

Futboll

Kinezët ofrojnë shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon për Ronaldon

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:33
Ronaldo

Nuk jemi ende në finish, por në metrat e fundit të telenovelës “Ronaldo”, se cila do të jeta skuadra e tij e ardhshme.

Divorci i sulmuesit portugez nga Real Madrid duket se do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe destinacioni i ardhshëm për 33-vjeçarin është Seria A, ku do të veshë fanellën e Juventusit. Bisedimet janë drejt përfundimit, pasi menxheri Mendez është duke disuktuar prej disa ditësh me drejtuesit e Juventusit dhe pritet vetëm “drita jeshile” nga ana e lojtarit, që në fund të hedhë firmën.

Por orët e fundita, mediat italiane kanë zbuluar se marrëveshja është shtyrë edhe për shkak se nga Kina ka mbërritur një ofertë e jashtëzakonshme, e padëgjuar më parë. Portugezit i është ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh në sezon edhe pse ende nuk dihet se cila skuadër ka bërë këtë ofertë të çmendur, të paimagjinueshme. Por duket se sulmuesit portugez nuk i interesojnë shumë paratë, por trofetë dhe kërkon që këtë gjë ta bëjë në Europë, me Juventusin, që kërkon ta nxjerrë kampion të Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat