Drita me përforcime ndaj Malmos

Futboll

Drita me përforcime ndaj Malmos

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:57
Drita

Drita ka arritur që me mjaft sukses ta kaloj rundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve duke mposhtuar Kampionët e shteteve nga Andora (Santa Coloma) dhe atë të Gjibraltarit (Lincoln).

Tashmë Drita të marten do luaj ndaj gjigandit suedez, Malmo në stadiumin ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë nga ora 20:45.

Por lajm tjetër i mirë për Dritën është se transferet të cilat nuk kishin drejt të luanin në parakualifikime shkaku i ‘bllokadës’ nga klubet e mëparshme, janë licencuar dhe priten të jenë të gatshëm për Malmon të marten.

Edvan Bakaj,  Zgjim Mustafa, e Betim Haxhimusa kanë marrur dritën jeshile nga UEFA për garat e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat