Abazaj në një tjetër nivel, i shënon PSV

Futboll

Abazaj në një tjetër nivel, i shënon PSV

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:22
Abazaj

Ish-lojtari i Luftëtarit Kristal Abazaj e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij te Anderlechti, ku u transferua në përfundim të këtij sezoni.

Sulmuesi luajti 45 minutat e dyta në sfidën miqësore ndaj PSV-së, që përfundoi me fitoren e belgëve me rezultatin 5-3 dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Abazaj shënoi në minutën e 47’, para vetëm pak sekonda sapo kishte filluar pjesa e dytë dhe çoi rezultatin përkohësisht në 3-2.

Ky ishte takimi i dytë që Abazaj luante për skuadrën belge, pas 45 minutave të luajtura në miqësoren e djeshme ndaj Roeselares, e cila përfundoi në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat