Manchester United kërkon të prishë ëndrrën e Juventus

Futboll

Manchester United kërkon të prishë ëndrrën e Juventus

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 16:29
Bisedimet për kalimin e Ronaldo te Juventus thuajse janë konkretizuar, megjithatë Manchester United synon të fusë shkopinjtë në rrota

Manchester United ka bërë një sondazh te Real Madrid, për mundësinë e blerjes së Cristiano Ronaldo.

Shefi ekzekutiv i “djajve” Ed Woodward ka pasur gjithmonë synimin për të rikthyer portugezin në “Old Trafford” dhe ka marrë zemër nga lajmi se “CR7” ka vendosur të largohet nga Madrid.

Manchester United ka nisur punën për blerjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në momentin që mësoi për ofertën e Juventus karshi 33-vjeçarit, të cilit do t’i japë 30 milionë euro, ndërsa 100 milionë euro do të derdhen në arkat e Real Madrid.

Bisedimet për kalimin e Ronaldo te Juventus thuajse janë konkretizuar, megjithatë Manchester United synon të fusë shkopinjtë në rrota sepse i ka të gjitha mundësitë financiare për të barazuar, ose ndoshta kaluar, ofertën e kampionëve të Italisë. Real Madrid do të ishte interesuar për këtë ankand që automatikisht do të rriste vlerën e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat