Presidenti i Juventusit e konfirmon lajmin e madh për Ronaldon

Futboll

Presidenti i Juventusit e konfirmon lajmin e madh për Ronaldon

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:08
Andrea Agnelli, Cristiano Ronaldo

Andrea Agnelli ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mbërrijë së shpejti te Juventus.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të mbërrijë së shpejti te skuadra kampione nga Serie A.

“Tuttosport” ka rrëfyer një ngjarje në një restaurant në qytetin e Torinos ku një kamerier e ka pyetur kreun e “Bianconerëve” në lidhje me blerjen e sulmuesit portugez nga Real Madrid.

“Shpejtë, shumë shpejtë do të jetë gjithçka e konfirmuar”, ishte përgjigja e Agnellit.

Ronaldo thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin që do të zyrtarizohet pas përmbylljes së largimit të tij nga Real Madrid. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat