Reali ofron 155 milionë euro për yllin e Serie A

Futboll

Reali ofron 155 milionë euro për yllin e Serie A

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:45
Sergej Milinkovic-Savic

Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë plot 155 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Corriere dello Sport dhe AS.

Përfaqësuesi serb ka mahnitur në Kupën e Botës pas dy sezoneve të shkëlqyera në Serie A dhe Evropa Ligë.

Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesim për të, derisa Juventusi më parë dëshiron ta transferojë Cristiano Ronaldon për 100 milionë euro sesa futbollistin serb që kushton më shumë.

Pikërisht shitja e Ronaldos në Juventus mund ta financojë blerjen e Milinkovic-Savic.

Agjenti i 23-vjeçarit, Mateja Kezman, është parë duke drekuar me presidentin e Lazios, Claudio Lotito dhe drejtorin sportiv, Igli Taren.

Serbi gjithmonë e ka pranuar se është përkrahës i Real Madridit pasi fëmijërinë e ka kaluar në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat