Pavar shkëlqen në Botërorin 2018, transferohet te top klubi nga Premierliga?

Futboll

Pavar shkëlqen në Botërorin 2018, transferohet te top klubi nga Premierliga?

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 12:24
Benjamin Pavard

Benjamin Pavard, ka zgjuar interesim nga një prej top klubeve nga Premierliga.

Benjamin Pavard është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Mbrojtësi francez i Stuttgartit, ndiqet me shumë interes nga ekipet kryesore të Europës, të cilat dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Skuadra e fundit që futet në garë për të është Manchester City i Pep Guardiolas, që duhet të mposhtë sidomos konkurrencën e Bayern Munchen dhe Real Madridit, që shikojnë te 22-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë, transmeton “SS”.

Pavard, aktualisht është i impenjuar me Francën në Botëror, duke qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Deschamps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat