Tite i zhgënjyer: Dominuam sfidën, Courtois bëri diferencën

Futboll

Tite i zhgënjyer: Dominuam sfidën, Courtois bëri diferencën

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:51
Tite

Brazili i dha lamtumirën kampionatit botëror “Rusi 2018”, pasi ra në Kazan përballë Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën çerekfinale.

Brazilianët kishin ardhur në Rusi me synimin për të marrë me vete trofeun, ndërsa trajneri Tite nuk e fshehu zhgënjimin pas sfidës së djeshme.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë ata që dashurojnë futbollin. Të dyja skuadrat kanë qenë spektakolare, por na vjen keq, pasi dominuam pjesën më të madhe të lojës. Mund të them se Belgjika ka futbollistë shumë të mirë, përfshi këtu edhe Courtois, i cili u tregua vendimtar”, deklaroi Tite.

Trajneri i 5 herë kampionëve të botës nuk preferoi të deklarojë asgjë rreth të ardhhmes së tij, duke thënë se këtë do ta bëjë pas disa ditësh, kur të jetë më i qetë.

“Është një moment i mbushur me emocione të shumta dhe zhgënjim, ndaj preferoj të mos flas për të ardhmen. PAs disa ditësh, do të ulemi dhe të diskutojmë me qetësi, për të vendosur se çfarë do të bëjmë”, u shpreh trajneri brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat