Sulmuesit argjentinas i pëlqen presioni te Interi

Futboll

Sulmuesit argjentinas i pëlqen presioni te Interi

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:43
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, thotë se atij i pëlqen shumë presioni që vjen nga transferimi te Interi.

Kalimi i Martinezit nga Racing Club u konfirmua më herët gjatë javës dhe 21 vjeçari ka siguruar se ai ishte gati që të performojë në nivele të larta për Nerazzurët.

“Unë do të stërvis në nivelin më të lartë të mundur që të jem drita e të ardhmes për këtë klub. Liga e Kampionëve? Unë mezi pres të luaj në këtë garë”.

“Mendoj se ishte koha ideale për mua që të largohem nga Racing dhe të shkoj në Evropë. Vërtet më pëlqeu thirrja e Icardit, i cili ka gjetur kohën nga pushimet për të më telefonuar nëse kam nevojë për ndonjë gjë”, u shpreh Martinez. Interi këtë sezon luan edhe në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat