Blerja e madhe e Interit pëson aksident të frikshëm me Ferrari

Futboll

Blerja e madhe e Interit pëson aksident të frikshëm me Ferrari

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:56
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan, blerja e madhe e Inter në merkaton e verës, ka pësuar një aksident rrugor me makinën e tij Ferrari GtC 4 Lusso.

Asnjë dëmtim për lojtarin, vetëm shumë frikë dhe nervozizëm për makinën e sapo blerë, e cila tani duhet rregulluar.

Pasi ka rikuperuar pasditen e djeshme 10 fanella të Roma-s në qendrën sportive verdhekuqtë, mëngjesin e sotëm, Nainggolan, është nisur nga kryeqyteti i Italisë për t’u kthyer në Milano ku do të nisë grumbullimin me Inter-in.

Katër kilometra pas Arezzo-s, belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.

Nuk ka pësuar dëme lojtari, i cili ka thirrur menjëherë policinë rrugore. Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat