Griezmann tregon arsyen pse nuk festoi golin ndaj Uruguait

Futboll

Griezmann tregon arsyen pse nuk festoi golin ndaj Uruguait

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:37
Antoinne Griezmann

Antoinne Griezmann ishte protagonist i një goli mjaft të bukur, por edhe njëkohësisht me fat, në fitoren 2-0 të Francës ndaj Uruguait.

Sulmuesi i “gjelave” bëri një goditje nga distanca në minutën e 61-të, ndërsa topi u grushtua në mënyrë skandaloze nga portieri Muslera dhe përfundoi në rrjetë.

GJithsesi ajo që habiti të gjithë, ishet fakti që Griezmann nuk festoi në momentin e shënimit të golit, ndërsa shkakun e tregoi vetëm pasi përfundoi ndeshja.

“Jam rritur nga një uruguaian, që më ka mësuar gjërat e mira dhe të këqija të futbollit, ndaj edhe kam shumë respekt për popullin e Uruguait. Për më tepër, kam disa shokë që luanin sot në fushë dhe mendova që ishte më mrië të mos festoja”, deklaroi Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat