Manchester United tenton “stërkëmbëshin” ndaj Juves për Ronaldon

Futboll

Manchester United tenton “stërkëmbëshin” ndaj Juves për Ronaldon

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:43
Cristiano Ronaldo

Zëvendëskryetari i ekzekutivit të Manchester United, Ed Woodward, po shqyrton se çfarë do të nevojitet për të tejkaluar Juventusin në garën për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos, raporton “The Sun”.

“Djajtë e Kuq” kanë kohë që thuhet se duan një ribashkim me yllin e Portugalisë dhe besojnë se lëvizja e tij drejt Juventusit nuk është një marrëveshje e bërë, pavarësisht se Ronaldo ka rënë dakord për një marrëveshje me kampionët e Seria A.

Ndërsa klubi nga “Old Trafford” mbetet i interesuar edhe për Gareth Bale dhe Willian, drejtuesit kanë pranuar privatisht se nuk do të jenë në gjendje të arrijnë te uellsiani ndërkombëtar, ndërkohë që nuk janë të përgatitur për të plotësuar kërkesën e Chelsea për 70 milionë euro për brazilianin ndërkombëtar.

Manchester United shpreson të shfrytëzojë marrëdhënien me Jose Mendes, agjentit të Ronaldos, dhe Jose Mourinhos, për të lehtësuar një marrëveshje me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, që spikati si futbollist i klasit botëror pikërisht me fanellën e “Djajve të Kuq”, ku fitoi edhe një Ligë Kampionesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat