Eliminimi i Uruguait, trajneri Oscar Tabarez drejt largimit

Futboll

Eliminimi i Uruguait, trajneri Oscar Tabarez drejt largimit

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:30
Oscar Tabarez

Trajneri i njohur Oscar Tabarez me gjasë do ta lërë postin e tij te Uruguai pas 12 vitesh. 

Tabarez nuk arriti ta dërgojë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror pasi humbi nga Franca 2-0.

Kontrata e tij me federatën mbyllet me 31 korrik.

Trajneri 71-vjeçar e ka udhëhequr kombëtaren e tij edhe në Kampionatin Botëror të vitit 1990, për tu kthyer pastaj në vitin 2006 dhe 2010 në fund.

Ai ka probleme me shëndetin dhe i duhet një mbajtëse që të lëvizë.

Tabarez njihet në Itali për drejtimin e klubeve si Cagliari dhe Milan.

Trajneri e ka udhëhequr Uruguain këtë vit duke e kaluar grupin me tri fitore, pastaj fituan edhe ndaj Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat