FFK, një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Futboll

FFK, një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:08
FFK

(E plotësuar) - Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Fadil Vokrrit.

E vetmja pikë e ditës është zgjedhja e kryetarit të federatës.

Ky kuvend është thirrur pas vdekjes së ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq javë më parë.

Vlen të theksohet se kandidati i vetëm për kryetar të Federatës të Futbollit të Kosovës është Agim Ademi.

***

Federata e Futbollit të Kosovës mban Kuvendin zgjehdor ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat