Një skuadër italiane e do Bashën

Futboll

Një skuadër italiane e do Bashën

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:10
Një skuadër italiane e do Bashën

Një shqiptar largohet, një tjetër synohet. Benevento, tashmë e rënë në Serie A po kërkon një përforcim cilësor për mesfushën, me idenë për të tentuar rikthimin sa më parë në elitën e futbollit italian. Por për të bindur mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha, skuadra nga Campania duhet t’i sigurojë një pagë të lartë, sepse në garë për shërbimet e 31-vjeçarit, përveç Salernitanës është futur edhe Maccabi Haifa nga Izraeli. Gjithsesi, për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide, sepse gjithçka do të varet nga e ardhmja e Nicolas Viola te Benevento.

Basha vetëm pak ditë më parë u çlirua nga kontrata që kishte me Barin, skuadër me të cilën luajti për dy sezone në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat