Milani prezanton fanellat e reja

Futboll

Milani prezanton fanellat e reja

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 12:48
Milani ka nisur bashkëpunimin me rivalin Puma, e cila i ka dizajnuar fanellat e reja të skuadrës.

Rossonerët kanë publikuar fanellat me të cilat do të luajnë në stinorin 2018/19.

Pasi ka prishur marrëveshjen me kompaninë e veshjeve sportive Adidas, Milani ka nisur bashkëpunimin me rivalin Puma, e cila i ka dizajnuar fanellat e reja të skuadrës.

Me ngjyrat tradicionale kuqezi, në fotografinë e postuar në faqen zyrtare të klubit, shihen yjet e ekipit, si Leonardo Bonucci, Hakan Calhanoglu, Giacomo Bonaventura, Alessio Romagnoli dhe Patrick Cutrone.

Mbrapa në fanellë është dizajnuar edhe djalli që është simbol i klubit nga qyteti i Milanos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat