Higuain te Chelsea për 60 milionë euro

Futboll

Higuain te Chelsea për 60 milionë euro

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:24
Higuain te Chelsea për 60 milionë euro

Gonzalo Higuain bën gati valixhet për t’u larguar nga Juventusi. Sipas mediave italiane, klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për transferimin e argjentinasit në Londër për 60 milionë euro. Zyrtarizimi i sulmuesit në “Stramford Bridge” pritet të ndodhë sapo të marrë detyrën Maurizo Sarri.

Mirëpo Higuain nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt kryeqytetit të Anglisë. Sarri ka kërkuar nga kampionët në fuqi të Italisë edhe Ruganin, me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Empolit.

Për momentin, duket se Roman Abramovich është përqendruar te zgjidhja e kontratës me Anonio Conten, për t’ia besuar ekipin një tjetër trajneri italian. Mbeten për t’u përcaktuar edhe disa detaje, por, sapo të zgjidhen problemet e fundit, Chelsea do të mbyllë menjëherë marrëveshjen me Juventusin për Higuainin, për të cilin ka pranuar të shpenzojë 60 milionë euro, pavarësisht 30 viteve që ka mbi shpinë sulmuesi argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat