Ronaldo te Juve? Moggi: Ky lajm më bën të qesh

Futboll

Ronaldo te Juve? Moggi: Ky lajm më bën të qesh

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 15:10
Lucciano Moggi

Ish-drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, nuk beson se do të jetë e mundur që Cristiano Ronaldo të transferohet në Serie A.

Mediat spanjolle dhe ato italiane, shkruajnë sot se Juventusi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për blerjen e Cristiano Ronaldos dhe në kontratën e portugezit të përfshihet një pagë prej 30 milionë eurosh në vit.

Por këto shuma marramendëse sipas ish-drejtorit sportiv të Juves, Lucciano Moggi janë jo reale dhe se kampionëve të Italisë u mungon diçka tjetër për të pasur suksese në Evropë.

“Ky lajm më bën të qesh”, ka thënë Moggi për Sport Italia.

“Problemi i Juventusit nuk mund të zgjidhet me Ronaldon, por duke pasur një mbrojtje dhe mesfushë solide”.

“Për mendimin tim, Juventusi do të gabonte po që se do t’i jepte Ronaldos një pagë prej 30 milionë eurosh në vit”, ka theksuar Moggi.

Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madridi, pasi presidenti Florentino Perez nuk ia ka plotësuar kërkesat për rritje të pagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat