Lamtumirë Inter, zikaltrit zyrtarizojnë largimin

Futboll

Lamtumirë Inter, zikaltrit zyrtarizojnë largimin

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 21:07
Piero Ausilio

Inter ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për të shitur Yuto Nagatomo-n te turqit e Galatasaray.

Japonezi, i cili aktualisht është në Rusi për Botërorin, largohet nga klubi i San Siros pas shtatë viteve.

31-vjeçari iu bashkua Inter-it në formë huazimi në janarin e 2011, duke ndihmuar klubin e tij të fitojë Coppa Italia një sezon më pas.

Megjithëse nuk ka qenë në gjendje të fitojë trofe, ai ka kryer 213 paraqitje me klubin italian.

Gjithsesi, ai u huazua te Galatasaray në janar dhe kishte shprehur dëshirën të qëndronte në Stamboll.

Tani ëndrra e tij është bërë realitet, teksa do të shkojë te Galata për 3 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat