Politano flet si zikaltër: Interi, një dhuratë e bukur për martesë

Futboll

Politano flet si zikaltër: Interi, një dhuratë e bukur për martesë

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 06:52
Matteo Politono

Ndryshe nga sa ishte parashikuar Matteo Politono nuk priti të shtunën për të kryer vizitat mjekësore me interin, por mbërriti në Milano, që të premten pasdite.

Sulmuesi 25-vjeçar italian kreu vizitat mjekësore në klinikën pranë klubit zikaltër dhe gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizojë bashkëpunimin e tij me zikaltrit.

Politano do të transferohet te Interi me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në verën e ardhshme, ndërsa ka nënshkruar me zikaltrit një kontratë 5-vjeçare, me rreth dy milionë euro në sezon.

Mbrëmjen e të premtes, sulmuesi foli për herë të parë si zikaltër, duke deklaruar se ky transferim ishte një dhuratë shumë e bukur për martesën, që kishte ndodhur vetëm 2-3javë më parë.

“Duhet ende edhe pak kohë, që gjërat të përfundojnë plotësisht, por mund të themi që kjo ishte një dhuratë e bukur për martesën”, deklaroi Politano për Sky Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat