Besart Berisha largohet nga Australia, transferohet në Japoni

Futboll

Besart Berisha largohet nga Australia, transferohet në Japoni

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 11:53
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, ka nënshkruar me Sanfrecce Hiroshima.

Besart Berisha largohet si një legjendë nga kampionati australian, për ta vazhduar karrierën në Japoni.

Berisha që ka luajtur me dy përfaqësueset shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, pas shtatë vitesh në Australi, do të luajë në skuadrën Sanfrece Hiroshima.

32-vjeçari, ka fituar katër tituj kampion me Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë.

Berisha ka shënuar në total 116 gola në kampionatin e Australisë si dhe ka fituar dy herë Këpucën e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat