United ofron 70 mln € për titullarin e Inter

Futboll

United ofron 70 mln € për titullarin e Inter

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 08:17
Inter

Manchester United kërkon të përforcojë mbrojtjen duke blerë mbrojtësin e Inter Milan Skriniar.

Pasi tashmë ka transferuar mbrojtësin e djathtë të Diogo Dalot, Jose Mourinho e ka kthyer vëmendjen te qendra e mbrojtjes.

Dhe sllovaku 23-vjeçar Skriniar është në krye të listës së dëshirave të portugezit, sipas raporteve në Itali.

Gazzetta dello Sport pretendon se Inter nuk ka ndërmend të ulë pretendimet nga çmimi 90 mln euro.

Skriniar mbërriti në San Siro sezonin e kaluar për 25 mln euro nga Sampdoria.

Por është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të kontinentit duke luajtur të gjitha ndeshjet e Serie A sezonin e kaluar.

Gjithsesi, United nuk është gati të paguajë një shifër aq të lartë për të, dhe thuhet se oferta e tyre ka qenë 70 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat