Dortmund rrit interesimin në Bonaventuran

Futboll

Dortmund rrit interesimin në Bonaventuran

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:22
Bonaventura duke festuar një gol me fanellën e Milanit (Getty Images)

Borussia Dortmund ka rritur interesimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Milanit, Giacomo Bonaventura.

Sipas seksionit sportiv të QS në La Nazione, italiani është një objektiv i fortë transferimi për skuadrën nga Bundesliga.

Ai mbush 29 vjet në muajin gusht dhe agjenti Mino Raiola dihet se ka lidhje me tashmë me Dortmundin.

Reprezentuesi italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, por mund të largohet nga San Siro.

Largimi i tij do të ishte i mundshëm nëse Milani përjashtohet nga Evropa për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play-it.

Është raportuar sot (e diel) në La Gazzetta dello Sport se klubit do t’u jepet një ndalim dyvjeçar i UEFA-s dhe 30 milionë euro gjobë.

Përveç Bonaventuras, Milani mund të privohet edhe nga shërbimet e spanjollit Suso, i cili pëlqehet nga Interi dhe Hakan Calhanoglut që dëshirohet nga RB Leipzig.

Për mesfushorin italian interesim ka edhe nga dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Roma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat