Naingolanit nuk i pëlqen shalli Interit

Futboll

Naingolanit nuk i pëlqen shalli Interit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 23:02
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan ka zbarkuar në qytetin e Milanos ku pritet të kryej procedurat para se të nënshkruaj me Interin.

Megjithatë, mesfushori belg nuk duket aspak i kënaqur me lëvizjen që është bërë.

Kjo është parë në momentin kur Radja ka dalë para tifozëve zikaltër.

Ai nuk ka pranuar që ta vendos shallin e Interin duke e lënë që të bie në tokë.

Gjithashtu kur tifozët e Interit brohoritshin “kush s’kërcen është milanist”, 30 vjeçari as që e lëvizte nga vendi.

Gjithashtu në një intervistë, Nainggolan ka thënë se kjo nuk ishte zgjedhje e tija por e klubit.

Mesfushori u transferua në Romë në vitin 2014 nga Cagliari, ku në 155 paraqitje ka shënuar 28 gola.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat