Modric do ta kishte fituar Topin e Artë po të ishte spanjoll ose gjerman

Futboll

Modric do ta kishte fituar Topin e Artë po të ishte spanjoll ose gjerman

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 19:42
Luka Modric

Luka Modric do të kishte fituar Topin e Artë nëse do të ishte spanjoll ose gjerman, sipas shokut të ekipit te Kroacia Dejan Lovren.

Mordic, 32 vjeç, ka shënuar një gol fantastik për Kroacinë në ndeshjen ndaj Argjentinës dhe gjithashtu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Nigerisë.

Mesfushori është një titullar i padiskutueshëm te Real Madrid por kroati nuk i është afruar asnjëherë Topit të Artë.

“Për shkak se jemi një vend i vogël, ai nuk merr vlerësimin e merituar,” shprehet Lovren që luan te Liverpool.

“Modric do të merrte më shumë vëmendje nëse do të ishte gjerman apo spanjoll. Mbase do të fitonte Topin e Artë.

“Është një kënaqësi e vërtetë të luash me Modric.

“Të gjithë e duam futbollin dhe e dimë se çfarë lojtari i mrekullueshëm është ai. Modric është padyshim një nga më të mirët në botë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat