Vidal: Messi është më i miri në botë, por Argjentina nuk e mbështet

Futboll

Vidal: Messi është më i miri në botë, por Argjentina nuk e mbështet

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:16
Arturo Vidal

Arturo Vidal, ylli kilian i Bayern Munich, ka mbrojtur Leo Messin, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në botë, por është kritikuar pa fund, pas disfatës së Argjentinës kundër Kroacisë në Botërorin e Rusisë. Arturo Vidal u përgjigj kështu, kur u pyet për Messin:

“Është e vështirë të flitet për të, sepse ai është më i miri në botë. Ekipi i Argjentinës nuk e shoqëron shumë dhe nuk e ndihmon për të luajtur futbollin që ai di, prandaj është aq e komplikuar. Nuk mund të flas shumë, sepse nuk kam parë lojërat”.

Sa për ekipin kombëtar të Argjentinës, Arturo Vidal ka treguar se “kur dikush tallet, atëherë duhet të tregojë në fushë që është superior. E pra, ky është futbolli. Disa kombëtare kanë qenë në rritje dhe kjo është duke dhënë një sinjal se futbolli po ndryshon”. Gjithsesi, Arturo Vidal, i cili është me pushime, pranoi se Kupën Botërore të Rusisë 2018 nuk po e ndjek shumë: “E vërteta është se nuk jam shumë i interesuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat