Xherdan Shaqiri poston foton e gëzimit final ndaj serbëve: Kjo ndjenja!

Futboll

Xherdan Shaqiri poston foton e gëzimit final ndaj serbëve: Kjo ndjenja!

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 10:16
Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në festë të madhe.

Ylli nga Kosova ishte i jashtëzakonshëm ndaj serbëve duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Përveç një shtylle që qëlloi në pjesën e dytë në fund të ndeshjes Shaqiri realizoi golin e fitores.

Festa e gjilanasit ishte spektakolare duke bërë shqiponjën me duar dhe duke treguar muskujt e tij përballë kundërshtarëve.

Por festimi i tij në momentin që ka vërshëllyer gjyqtari kryesor për fundin e tij ka emocionuar të gjithë.

26-vjeçari me të përfunduar ndeshja bërtet shumë dhe qon kokën lartë për tu falënderuar.

Ai tani ka postuar në Insta Story, foton e gëzimit final duke shkruar “Kjo ndjenja”.

Gjithsesi shpresojmë ta shohim Xherdanin, Granitin, Valonin e Blerimin të festojnë edhe shumë herë gjatë këtij botërori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat